E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet rivlerësimi i pronave: Tatim 5% deri në fund të 2026, aplikim në e-Albania

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është hapur zyrtarisht. Ministria e Financave ka publikuar udhëzimet e zbatimit të ligjit, duke i hapur rrugë aplikimeve. Qytetarët do të kenë mundësi ta rivlerësojnë pronën e tyre me normë tatimore 5%.

Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme , flet për risitë e këtij procesi.

Pipiria shpjegon edhe kostot që shoqërojnë aplikimin. Aplikimi për rivlerësimin bëhet individualisht në portalin e-Albania ose përmes një eksperti të licencuar të pasurive të paluajtshme.

Eksperti vlerëson se procesi duhet të kishte bërë një diferencim mes qytetarëve dhe sipërmarrjeve.

Sipas tij, procedura zgjat rreth një javë, kohë e mjaftueshme për aplikim individual. Megjithatë, për numrin e lartë të pronave që ende nuk janë rivlerësuar, afati deri më 31 dhjetor 2026 mund të rezultojë i kufizuar.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›