E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet rruga per ndryshime kushtetuese ne Kosove

Komisionet u votuan me 76 vota per 6 kunder dhe 4 abstenime. Keto dy komisione u formuan pas nje marreveshje politike ndermjet tri partive PDK-se LDK-se dhe AKR-se e cila i dha fund krizes institucionale me zgjedhjen e presidentes koncensuale Atifete Jahjaga. Ne baze te kesaj marreveshje dhe ndryshimet kushtetuese qe pritet te ndodhin parashihet qe presidenti te zgjedhet drejperdrejt nga qyteraret dhe kjo te ndodhe jo me larg segjate veres apo vjeshtes se vitit te ardhshem. Poashtu parashihen zgjedhjet e reja edhe per Kuvendin e Kosoves ne vjeshten e vitit 2013. Komisionet per ndryshimet kushtetuese do te kene nga nente anetare dhe ato duhet te perfundojne punen brenda 12 muajve. Me pare kryesia e kuvendit te Kosoves eshte pajtuar te formoje dy komisione parlamentare. Kryetari i kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi thote se ndryshimet kushtetuese ne Kosove jane te nevojshme Tendencat per ta amandamentuar kushtetuten nuk e demtojne e as zhvleftesojne Kushtetuten e Republikes se Kosoves por vetem e plotesojne dhe e konkretizojne dhe ndryshimet jane te nevojshme thote Jakup Krasniqi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga

Shume analiste njohes te zhvillimeve politike ne Kosove thone se koha prej gjashte deri ne 12 muaj sa eshte planifikuar te behen ndryshimet Kushtetuese eshte nje kohe e shkurter. Partite politike sipas tyre deshirojne qe te bejne keto ndryshime kushtetuese per kete periudhe ne menyre qe tu pershtaten interesave te tyre politike per kohen kur ato kane planifikuar te mbajne zgjedhjet e pergjithshme. Mirepo Ismet Beqiri nga LDK parti kjo qe e para kerkoi ndryshimet kushtetuese thote se askujt ne Kosove nuk i konvenon qe ndryshimet kushtetuese te sterzgjaten Askujt nuk i konvenon qe te humbe kohe ne formimin e ketyre komisioneve dhe fillimin e punes se madhe qe na pret edhe si deputete edhe si shoqeri dhe humbja e kohes do ti konvenonte vetem atyre qe nuk deshirojne te kete ndryshime ne kuptimin pozitiv. Keto ndryshime do ti eliminonin ato te meta qe kane qene sidomos ne ligjin per zgjedhjet e pse jo edhe ne menyren e zgjedhjes se presidentit thote Ismet Beqiri.

Nderkohe njeri nga hartuesit e kushtetutes aktuale te Kosoves Arsim Bajrami thote per programin tone se Kushtetuta e Kosoves ka nevoje ne teresi te rishikohet por kjo sipas tij mund te behet vetem pas perfundimit te pavaresise se mbikqyrur te Kosoves Ka ardhur koha qe kushtetuta te amandamentohet ne pjeset per te cilat ekziston konsensus i brendshem kurse ne nje faze te mevonshme pas terheqjes se pavaresise se mbikqyrur te shikohet mundesia e terheqjes se kufizimeve politike qe jane vendosur me pakon e Marti Ahtisarit thote Arsim Bajrami.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi

Ne marreveshjen politike ndermjet PDK-se LDK-se dhe AKR-se qe flet per ndryshimet kushtetuese dhe reformen zgjedhore thuhet Ne pajtohemi qe menjehere te formojme nje komision per reformen e zgjedhjeve presidenciale qe do te hartoje amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe cfaredo legjislacioni te nderlidhur te nevojshem per te amandamentuar Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne menyre qe presidenti te zgjidhet ne menyre te drejtperdrejte nga populli. Komisioni do te synoje te perfundoje punen e vet brenda 6 deri ne 9 muaj nga data e themelimit te tij.

Ne pajtohemi qe menjehere te formojme nje komision per reformen e ligjit per zgjedhjet e pergjithshme i cili mes dispozitave tjera do te perkrahe krijimin e me shume distrikteve zgjedhore ne Kosove dhe do te hartoje ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese per te arritur kete qellim. Komisioni do te synoje te perfundoje punen brenda 8 deri ne 12 muaj nga data e themelimit te tij.

Ne baze te marreveshjes politike ndermjet tri partive PDK-LDK-AKR qe iniciuan ndryshimet kushtetuese parashihet qe presidenti te zgjidhet drejperdrejt nga qyteraret dhe kjo te ndodhe jo me larg sesa gjate veres apo vjeshtes se vitit te ardhshem. Po ashtu parashihen zgjedhjet e reja edhe per Kuvendin e Kosoves ne vjeshten e vitit 2013.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›