E Diel, 1 Nëntor 2026

Instrumentalizimi i mediave ne fushaten elektorale ne Shqiperi

Qe prej me shume se tri javesh qytetaret e Shqiperise po ndjekin ne ekranet televizive dhe ne faqet e gazetave takimet elektorale ku forcat politike ne gare paraqesin kandidatet per kryetare bashkie apo komunash. Por ne kete pasqyrim mediat nuk shfaqen te pavarura por te rrjeshtuara me palet nga njera ane me koalicionin e djathte ne pushtet Aleanca per qytetarin te kryesuar nga PD dhe nga ana tjeter me koalicionin e opozites Aleanca per te ardhmen te kryesuar nga PS.

Aleksander Cipa analist i pavarur kryetar i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Shqiperise thote per programin shqip te DW se kjo ndodh ngaqe mediat ne Shqiperi zoterohen nga grupe interesi te lidhura me politiken.

Presioni qe ushtrojne palet politike permes ndikimit te drejteperdrejte ne grupet e interesit qe zoterojne spektrin e mediave ne Shqiperi eshte gjate kesaj fushate me i dukshem se kurre ne keto 10 vite te fundit. Ne pasqyrimin e kesaj fushate asnje nga mediat nuk po fokusohet ne projektet qe ofrojne palet dhe kandidatet e tyre asnje nga mediat nuk ka bere krahasime mes projektit te nje kandidati dhe tjetrit per te njejten bashki dhe as ka dhene nje tablo reale per projektet e te dyja paleve. Politika ia ka dale mbane te eklipsoje shfaqjen e kandidateve ne dimensionet e tyre reale si qeverises te ardhshem te pushtetit lokal thote ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aleksander ipa

Si rezultat ne vend te konkurrimit te kandidateve per organet e pushtetit lokal publikut i jepet konkurrimi mes dy koalicioneve politike. Kjo sjell me pas mungesen e shumellojshmerise se kandidateve qe mund ti ofronin publikut paketa programesh projekte sociale dhe ekonomike qe do t i pergjigjeshin realitetit jetesor te komuniteteve lokale. Ne vend te tyre publikut i ofrohet nje realitet virtual pikerisht ai qe desherojne partite politike.

Lidhja politike ndash media e rrezikshme per demokracine

Nese do te kerkonim nje pergjigje pse ndodh keshtu pergjigjen do ta gjenim ne rradhe te pare tek lidhjet mes politikes dhe mediave thote Ermal Hasimja politolog pedagog ne Universitetin e New York-ut ne Tirane

Partite politike kane krijuar lidhje klienteliste me mediat qe shkojne pertej natyres se punes se mediave. Eumlshte fjala per pronare mediash qe kane biznese te tjera dhe i perdorin mediat e tyre per te marre fonde publike fituar tendera publike apo patur favore te ndryshme nga politika. Ne kete menyre mediat te kontrolluara dhe te nxitura nga pronaret mbajne kete apo ate ane te politikes thote Ermal Hasimja.

Ndryshimi duhet filluar nga shtetit.

Por evitimi i kontrollit te mediave nga politika eshte nje kusht themelor i nje sistemi demokratik. Qe kjo te ndodhe edhe ne Shqiperi hapin e pare duhet ta nderrmare shteti.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ermal Hasimja

Problemi qendron tek shteti tek administrata shteterore qendrore dhe lokale qe i mban ne kembe lidhjet klienteliste per te siguruar mbeshtetjen e mediave. Fajin nuk e kane mediat ne vetvete. Qe te zhduken keto lloj lidhjesh hapi i pare duhet hedhur nga shteti sepse eshte shteti qe i fut mediat ne kete lloj loje thote Ermal Hasimja.

Sinjale pozitive nga mediat e pavarura.

Gjithsesi peisazhi i mediave te Tiranes nuk eshte uniform kur eshte fjala per instrumentalizimin e saj nga politika. Ka edhe media qe luftojne te ruajne pavaresine e tyre editoriale. Nje sinjal pozitiv japin disa TV te pavarura kombetare.

Editoret e ketyre TV kane refuzuar te pranojne dhe transmetojne kaseta dhe filmime te gatshme te pergatitura ne selite partiake per turin e fushates elektorale qe zhvillojne kryetaret e dy forcave politike kryesore PD-PS apo per veprimtarite e tjera elektoralo - politike qe zhvillojne keto forca thote Aleksander Cipa.

Ani Ruci

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›