E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet segmenti 7.5 km pjesë e Korridorit VIII, Karakaçi: Shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti

Është hapur për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII, pjesë e projektit për zgjerimin e rrugës Elbasan–Qafë Thanë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ena Karakaçi bën me dije se segmenti i ri, me gjatësi 7.5 kilometra, shtrihet nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë dhe është tashmë i aksesueshëm për automjetet me dy korsi vajtje-ardhje.

Sipas Ministrit, ky investim përbën një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme rrugore të vendit.

Ai thekson se me hapjen e këtij segmenti përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, rritet siguria rrugore, shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti i qytetarëve dhe i mallrave.

“Hapet për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII! Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor prej 7.5 km, me dy korsi vajtje-ardhje.

Ky investim është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë”, duke shënuar një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme të vendit. Me hapjen e këtij segmenti përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, rritet siguria rrugore, shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti i qytetarëve dhe i mallrave”, shkruan Karakaçi.


/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›