Hapet sezoni i ri artistik per vitin 2013

Teatri i Operas çel sezonin e ri artistik të vitit 2013 me galanë operistike. Koncerti filloj me veprat nga kompozitorët më të njohur shqiptar si Feim Ibrahimi, Preng Jakova.
Duke vijuar me pjesët ndërkombëtare si Verdi e Puçini, të luajtura nga orkestra.
Ndërsa disa nga ariet të përzgjedhura u interpretuan nëpërmjet zërave të solistëve lirik.
Galaja operistike erdhi nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko, dhe interpretuan në skenë artistë si Ylber Gjini, Marjana Leka, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, apo Emiliana Palushi.
I mbushur me vepra të Verdit, Vagnerit dhe veprat kombëtare.
Galaja operistike është hapja e siparit të vitit 2013, i planit kombëtar, është viti që i dedikohet dy emrave ndonëse më të mëdhenjtë e muzikës operistike botërore, viti i Verdit dhe Vagnerit. Nga ana tjetër opera ka edhe një përvjetor të rëndësishëm siç është 60-vjetorit i TKOB.