E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS serish tryeze per kriminalitetit ne vend

Tryezat e Partisë Socialiste iu dedikuan sërish çështjes së kriminalitetit në vend. 
Takimi i tretë i socialistëve mbi situatën e kriminalitetit në vend, nisi me vijën melodike të filmit “Padrino”.
Kryesocialisti përsëriti akuzat në adresë të krerëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, duke thënë se uniformat blu janë të braktisura. Rama tha se në 4 vitet e fundit është shtuar kërcënimi i jetës së individit dhe pronës. Rama premtoi ndryshime rrënjësor, nëse do të bëhet Kryeministër.

 “Do u japim fund historisë se marrëdhënies se kompromentuar te policit dhe shkelësit, qofte edhe me deputetët”, deklaroi Rama. 

Sipas Ramës, Kosova, është një shembull që duhet ndjekur për tu përsosur Policia e Shtetit.
 “Një projekt i përbashkët me KS, për të trajnuar policinë tonë është i nevojshëm. Deri këtu është katandisur”, tha ai. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›