E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet sheshi Skenderbej


Sheshi “Skënderbej” do të hapet të hënën për qarkullimin e automjeteve  me qëllim shfryrjen e trafikut në kryeqytet.

Sipas një itinerari  të hartaur nga bashkia, automjetet që vijnë nga rrugët kryesore si rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës, ajo e Dibrës do të futen në shesh me një korsi dhe dalin nga sheshi
”Skënderbej” me dy korsi dhe menaxhohen me semaforë.

Në të gjitha rrugët brenda unazës së vogël do të ketë  ndalim qëndrimi  24 orë në të dy krahët e tyre.

Me ristrukturimin e sheshit “Skënderbej” do të ketë dhe disa ndryshime të stacioneve të linjave urbane. Autobuset e linjës Kinostudio - Kombinat  dhe ish-uzina Dinamo-Sharrë  do të qëndrojne tek stacioni përballe teatrit të kukullave.

Linja Tirana e re qëndron në krah të 15 katëshit dhe Muzeut Kombëtar. Linja e Laprakës dhe instituti bujqësor do të qëndrojnë përpara Muzeut Kombëtar,  ndërsa për linjat e tjera nuk ka ndryshuar vendqëndrimi.

Ndonëse do të lejohet qarkullimi i automjeteve, sipas bashkisë punimet  do të vazhdojnë  me ndricimin e sheshit “Skënderbej” dhe vendosjen e spoteve në trotuare, përfundimin e veshjeve të shkallëve tek Muzeu Kombëtar dhe  Pallati i Kulturës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tafaj mbron vendimin
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e ka cilësuar jorealist vendimin për pagesën e periudhës së stazhit me 50% të pagës. Arvizu në panairin e librit
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu vizitoi panairin e 14-të të librit në Tiranë. Pogradec, përkujtohen viktimat e komunizmit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi qytetin e Pogradecit për të nderuar dy të rinjtë Mark Toci dhe Skënder Çela, të pushkatuar pa gjyq, në dhjetor të vitit 46 nga regjimi komunist. Tiranë, 600 gjoba në ditë
Pas nisjes së fushatës sensibilizuese kundër parkimeve të gabuara në Tiranë, Policia Rrugore raporton një rekord gjobash me një mesatare prej 600 gjobash në ditë, referuar tre neneve të Kodit Rrugor për ndalimin, qëndrimin dhe pushimin e mjeteve.
Mbështetja për Shoqërinë Civile
Në një vjetorin e themelimit të Agjensisë për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile, kryeministri Sali Berisha i vlerësoi organizatat e shoqërise civile si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë në vend.

Lajmet kryesore

“Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë
”Monumenti i vetëm të mbetet ai i Vlorës”
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Rinas, aksidentohet makina e eskortës së Berishës
Itali, bisedime për qeverinë e re

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›