E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet testamenti i Janullatos, depozitat e tij financiare i kalojnë kishës

40 ditë pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos është hapur testamenti i tij.

Në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u lexua testamenti, i cili ka një rëndësi të madhe për komunitetin fetar dhe besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin.

Në testamentin e Janullatos thuhet se depozitat e tij financiare do t’i kalojnë Kishës, ndërsa u kërkohet ekzekutuesve të testamentit që gjysma e shumës të përdoret për përfundimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Pjesa tjetër, sipas dokumentit, duhet të përdoret në mënyrë të përshtatshme për investime në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës.

Kryepeshkopi shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë besimtarët shqiptarë gjatë udhëtimit të tij.

Janullatos nënvizon rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe forcimit të lidhjes shpirtërore mes Kishës dhe komunitetit ortodoks shqiptar.

 /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›