“J’adore Schopen” në Tiranë, konkursi ndërkombëtar bën bashkë mbi 150 pianistë të rinj

Nga Tea Sadiku
Tirana është zgjuar me tinguj e bukur të muzikës klasike, pasi ka nisur konkursi “J’Adore Schopen”, një ngjarje që kujton talentin dhe veprën e Frederik Chopin-it.
Ky konkurs ka sjellë në kryeqytetet mbi 150 pianistë të rinj nga mbarë bota, të cilët do të shkëmbejnë eksperienca si dhe do të mund të performojne në skena të ndryshme në arenën ndërkombëtare duke patur një mundësi të artë për zhvillimin e karrierës së tyre artistike.
“Të shohësh që në mes të Tiranës kanë ardhur fëmijë nga Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera, që vijnë me dëshirën e tyre për të luajtur këtu të marrin mbresa do të kenë një kujtim që do ta kenë gjithë jetën. Ne duam ti kënaqim të gjithë duke ju dhenë edhe çmime”, tha Zhani Çiko, muzikant.
Konkursi, i cili do të ndahet në disa faza, ku secili pjesëmarrës do të interpretojë veprat më të njohura të Schopen, por dhe pjesë të kompozuara në shqip, ka nisur këtë të diel me kategorinë e parë.
“Ku ka më bukur se sot në ditën e përkujtimin të tij të fillojë konkursi i kategorisë së atyre që kanë studiuar për kulturë, që nuk janë pjesë e arsimit tonë muzikor, por janë adhuruesit e vërtetë të Schopen-it. Këtu muzika vetë me qetësinë ë saj me këta fijë të vegjël të cilët vijën e presin vlerësimin e jurisë është një atmosferë shumë e veçantë”, deklaroi Çiko.
Të rinjtë që nisën konkursin do të vlerësohen nga një juri profesioniste ndaj dhe emocionet e tyre janë të mëdha.
“E ndjej garën dhe jam shumë i emocionuar por besoj që kam shumë talent. përtej konkursit unë dua ta vazhdoj ta mbaj pianon si hobi siç edhe bëj gjithmonë”, u shpreh njëri prej tyre.
“Sot ndjehem shumë e gëzuar, edhe pse kam marr pjesë në konkurse të tjera ky ishte më i madh”, tha një tjetër.
Ky organizim që bëhet për herë të parë, është një nderim i veçantë për një nga emrat më të shquar të muzikës botërore, i cili ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme.
Në kuadër të këtij aktiviteti, u zhvilluan homazhe pranë bustit të Frederic Chopen-it, në sheshin që mban emrin e tij. /vizionplus.tv