E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet tuneli i Krrabes, Berisha:PS te kerkoje falje Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha u beri thirrje dje deputeteve socialiste te kerkojne ndjese per voten kunder Tunelit dhe autostrades Tirane-Elbasan. I pranishem ne ceremonine e inaugurimit te hapjes perfundimtare dhe bashkimit te dy aneve te tunelit te Krrabes, nje segment i rendesishem i autostrades Tirane-Elbasan, e cilesuar pas Rruges se Kombit, si vepra e dyte me e madhe publike ne vend, Berisha permendi pengesen qe opozita i beri buxhetit te shtetit per te bllokuar tunelin. "Veshtiresia me e madhe ishte nata e miratimit te buxhetit, nate ne te cilin deputetet e opozites e mbajten parlamentin deri ne 5 te mengjesit, vetem e vetem qe te bllokonim fondet e tunelit. Une jam ketu per t'i bere thirrje kreut te PS-se, mos i pengo deputetet e t'u te vizitojne tunelin dhe autostraden, sic po ben me Rrugen e Kombit, se dyti kerkojuni te falur publikisht qytetareve te Elbasanit, Tiranes, Gramshit, Librazhdit, Korces, Pogradecit, Bilishtit dhe Kolonjes, sepse vota juaj kunder fondeve te tunelit nxin dhe do te nxije si zift i vertete ne analet dhe arkivat e Parlamentit, ndaj dhe kerkoni ndjese", - u shpreh dje Berisha. Sipas tij, tashme me kete tunel, Tirana dhe Elbasani bashkohen dhe segmenti nder me te rendesishmit te Korridorit te 8. "Eshte segmenti jugor qe ofron me nje ore se paku Shkupin me Tiranen, Tetoven me Tiranen, Maqedonine me Shqiperine. Ndertimi i ketij tuneli filloi ne shtator te vitit 2011. Ne shekuj tuneli ka qene nje enderr fisnike e shqiptareve, te cilet per te ardhur ne Tirane do te duhej te ngjiteshin ne lartesine e maleve qe ndanin Tiranen me Elbasanin", - permendi kryeministri. Ai pohoi se ne me pak se 11 muaj munden te bashkohen dy qytete dhe shkurtohet distanca e te gjitha vendeve te tjera pertej malit te Krrabes me kryeqytetin. Berisha siguroi se shqiptaret do te kene me kete tunel nje gjenerator te fuqishem te zhvillimit te tyre dhe si tuneli, si autostrada e energjise se tregut, do te beje fuqizimin e madh te tregut te Elbasanit dhe Tiranes dhe do te krijoje nje nga tregjet me te medha te Ballkanit dhe me gjere. Kryeministri shtoi se tuneli dhe rruga perbejne pas rruges se kombit, vepren e dyte me madhore qe ndertohet ne Shqiperi. Ne kete kuader, ai u zotua se gjysmen e pare te vitit 2013 Tirana dhe Elbasani do te bashkohen perjetesisht njera me tjetren. "Sigurisht qe ndertimi i ketij Tuneli dhe kesaj rruge ishte nje nga vendimet me te medha te qeverise sone, per te bashkuar Tiranen dhe Elbasanin, per te shkurtuar me nje ore distancen e te gjitha vendeve te tjera. Ishte vendimi yne per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret ne 100 vjetorin e pavaresise se tij", - shtoi kreu i qeverise.

Tirane-Elbasan, gati ne pranveren e ardhshme

Autostrada Tirane-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohen per te shkuar nga kryeqyteti ne Elbasan, me nje gjatesi totale prej 26.9 kilometrash nga 55 qe eshte aktualisht. Ndersa shpejtesia e udhetimit do te varioje nga 100 deri ne 120 kilometra ne ore. Tuneli i Krrabes eshte cilesuar edhe si investimi me i rendesishem i saj, me nje gjatesi prej rreth 2.4 kilometrash. Tre segmentet perberes te autostrades: Nr. 1, me gjatesi 13 km, qe fillon nga Unaza e Tiranes deri ne hyrjen e tunelit; Nr. 2, i cili perfshin ndertimin e dy tuneleve te ndare dhe me dy drejtime te levizjes me gjatesi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km; Nr. 3, i cili ka gjatesi 10.8 km, qe fillon ne daljen e tuneleve ne Km 15 + 200 dhe perfundon ne km 26 + 000 ne hyrje te qytetit te Elbasanit. Vepra, parashikohet te jete e gatshme pranveren e vitit te ardhshem. Nga ana tjeter, autoritetet zyrtare bejne me dije se perfundimi i Autostrades Tirane-Elbasan do te zgjidhe nje nga problemet me madhore te sistemit te transportit ne vend, si te mallrave, ashtu dhe te pasagjereve, pasi sjell nje shkurtim te ndjeshem ne kohe, distance dhe kosto te transportit mes kryeqytetit dhe qytetit te trete per nga madhesia ne vend. Punimet ne tunel po kryhen nga nje kompani greke, e cila u shpall fituese ne tender, pasi ofroi ta ndertonte ate me vleren 8.3 miliarde leke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›