Majko: Akoma ne kerkim te presidentit
Afrimi i raundit te katert per zgjedhjen e kreut te shtetit nuk suprimon vetem qytetaret, por edhe vete politikanet. Ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, eshte nje prej politikaneve te kalibrit te larte qe shpreh habine per mungesen e konsensusit dhe deri mosgjetjen e nje emri per president mes PS dhe PD. Ne rrjetin e tij social "Twitter", Majko e permbledh kete situate vetem me nje fjali. "Tirane 9 qershor 2012. Akoma ne kerkim te presidentit...". Nderkohe qe fotot qe shoqerojne postimin e Majkos ne rrjetin social jane guret e shahut dhe nje labirint, ku duket qe njerezit kane humbur rrugen e daljes. Majko eshte nje nga emrat qe brenda radheve te Partise Socialiste perflitet si kandidat i mundshem per kreun e shtetit. Nderkohe qe vete Majko nuk e ka komentuar mundesine e kandidimit te tij.