E Martë, 3 Nëntor 2026

Hapi zjarr ndaj tre palestinezëve, arrestohet autori 48-vjeçar

Arrestohet autori i plagosjes së tre studentëve palestinezë të kolegjit në Burlington, Vermont. 48-vjeçari Jason J. Eaton, është autori i sulmit të fundjavës, që sipas zyrtarëve, ishte një krim urrejtje.

“Në këtë moment të ngarkuar, askush nuk mund ta shikojë këtë incident dhe të mos dyshojë se mund të ketë qenë një krim i motivuar nga urrejtja”, shkroi shefi i policisë së Burlingtonit, Jon Murad në një njoftim për shtyp.

Studentët, të gjithë 20 vjeç, po ecnin përgjatë rrugës mbrëmjen e së shtunës, kur u përballën me një person me pistoletë, i cili hapi zjarr dhe qëlloi secilin prej tyre, sipas Departamentit të Policisë së Burlingtonit.

“Dy nga studentët janë në gjendje të qëndrueshme, por i treti ka marrë “lëndime shumë më të rënda”, tha policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›