Hapja e Dosjeve/ Alibeaj: Akt patriotik, synon informimin e publikut

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një takim me intelektualët është ndalur të miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve, të cilin e ka konsideruar një akt patriotik. Alibeaj theksoi se miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve me 94 vota është një nga aktet më të rëndësishme në karrierën e çdo deputeti që e votoi.
“Të enjten e kaluar Parlamenti votoi amendamentet e paraqitura nga grupi parlamentar i PD për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Dosjet e sigurimit të shtetit konsiderohen sekret shtetëror. Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve, ka si synim informimin e publikut. Gjithsecili të kuptojë çfarë ka ndodhur. Së bashku me informimin mund të ketë dhe dëshira, sensibilitetet dhe ndjesi për ta keqpërdorur informacionin. Në amendament çdo individ që do të marrë kopje të ish-sigurimit do nënshkruaj një marrëveshje për ta marrë por s’do e nxjerrë nga konteksti.
E vërteta të bën të lirë dhe kjo e vërtetë nuk duhet keqpërdorur. Këto janë ato çka janë miratuar si amendamente nga ana jonë në ligjin aktual për ligjin e dosjeve. Është e rëndësishme dhe si është miratuar. Ligji në fjalë është një ligj i thjeshtë që mazhoranca mund ta votonte pa nevojën tonë me 71 vota. Ky akt politik, njerëzor dhe patriotik. Një nga aktet më të rëndësishme në karrierën e çdo deputeti që e mbështetën dhe votuan. Ne këto numra kemi sot. E paraqitëm atë amendament si detyrim moral ndaj shoqërisë shqiptare. Ndodhi që edhe nga PS u mbështet ky amendament. Nuk kam asnjë lloj kompleksi të them që PO ne ja arritëm të hapim dosjet e sigurimit të shtetit. Nuk ka doze krenarie të tepruar. Jemi 31 vite më pas. Ku shumë kush ka shpresuar që koha e ka bërë efektin e vetë. Nëse do ishte një çështje e kaluar në kohë, sot askush nuk do fliste për të. Por sot është një nga çështjet më të rëndësishme”, tha Alibeaj.
Ky i fundit theksoi se grupi parlamentar demokrat nuk u mjaftua vetëm me dy amendamente për hapjen totale të dosjeve, por me një paketë të plotë për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.
“A mjafton? Nuk mjafton. E kuptoj që është e rëndësishme për këdo në shoqërinë që ka tranzicionin më të gjatë post-komunist, kjo është në nivelet e simbolizmit të vetë, është e pamjaftueshme. Ne nuk u mjaftuam me vetëm 2 amendamente për hapjen totale të dosjeve të depozituara qershor-korrik, por një paketë të plotë për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Ka në përbërje një amendament tjetër për burgun e Spaçit dhe kampin e Tepelenës të shndërrohen në Muze Kombëtar. Dhe ligji për ndërgjegjësimin e kujtesës kolektive, për ndalimin e simboleve dhe propagandës komuniste. Ligji për lustracioni. Një gjë është të hapësh dosjet dhe tjetër të kuptosh gjëmat e sigurimit të shtetit dhe pasojat që i ka lënë viktimave, dhe tjetër gjë është t’i japësh zgjidhje pikëpyetjes së madhe: po me persekutorët që janë të angazhuar në sferën publike ç’duhet të ndodhë? Sa moralisht e pranueshme është?”, tha Alibeaj.
/rtsh.al/