Tabaku: Kundër amnistinë fiskale, ligj që fal korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Jorida Tabaku është shprehur kundër nismës për amnistinë fiskale. Sipas Tabakut kjo nismë e propozuar nga qeveria favorizon korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Është e pabarabartë përballë ligjit, është jo e drejt, arrogante dhe qytetarët e Korçës që paguajnë taksa me një normë 90% nuk e meritojnë këtë trajtim nga qeveria”, tha Tabaku.
Lidhur me paketën fiskale Tabaku e konsideroi të panevojshme në këto momente pasi sipas saj Shqipëria nevojë për një vizion ekonomik që të dalë nga kriza.
“Shqipëria ka nevoja të tjera, ka nevojë për një vizion ekonomik që të dalë nga kriza, që qeveria Shqiptare te ofrojë atë që nuk e ofroj gjatë pandemisë. Është e vërtetë që kemi një prekje të ekonomisë nga kriza botërore por pjesa më e madhe e prekjes është nga kriza shqiptare. Është e vërtetë që kemi një prekje të ekonomisë nga kriza botërore por pjesa më e madhe e prekjes është nga kriza shqiptare”, tha Tabaku.
Këto deklarata Tabaku i bëri nga qyteti i Korçës ndërsa do të organizojë një mbledhje me pedagogë dhe studentë ku do të diskutohet lidhur me Integrimin e vendit.
/rtsh.al/