E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e Kutive Meta-PS Cojeni ne Kushtetuese

Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i ekonomise Ilir Meta eshte shprehur se do te mbeshtese cdo iniciative te opozites per te ankimuar zgjedhjet e 28 qershorit ne Gjykaten Kushtetuese.

Duke folur ne seancen plenare te Kuvendit zoti Meta ka theksuar se ai dhe deputetet e LSI-se jane te gatshem te firmosin kerkesen e opozites per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese.

Une jam i gatshem se bashku me deputetet te LSI-se te firmosim qe opozita ta coj kerkesen e saj ne Gjykaten Kushtetuese. Por mos te bejme zhurma te kota qe skane te bejne per te miren e vendit por qe kane te bejne me interesa me te ngushta theksoi Meta.

Nderkohe i menjehershem ka qene edhe reagimi i kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili theksoi se zevendekryeministri Meta nuk eshte koherent me deklaratat e tij.

Nese je dakort me ato qe thua jep voten pro ngritjes se komisionit hetimor ashtu sic e ka paraqitur opozita iu drejtuar Ruci ministrit Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›