E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapja e grup-kapitullit të 2-të Shqipëri-BE, Begaj: Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian

Hapja e grup- kapitullit të 2-të Shqipëri- BE është vlerësuar nga Presidenti, Bajram Begaj si “një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Begaj bën të ditur se duhet të vazhdohet përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›