E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hapja e grupkapitujve të rinj, Rama ndan fotot nga Brukseli: Ditë krenarie drejt marshimit tonë në BE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga konferenca e tretë ndërqeveritare e mbajtur paraditen e së martës në Bruksel, për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se takimi i djeshëm ishte një tjetër ditë krenarie për rrugëtimin e vendit drejt BE, një synim që ai ka shprehur bindjen se do të realizohet brenda 2030-ës.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›