E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, debati i ndezur në Parlament

Replika, Berisha Finos: U arratise në 97-ën

Fino Berishës: Hap kutitë, të shpëtosh

Leskaj: Krizë politike dhe ekonomike

Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë

Majko: Hetimi, që të mos abuzohet më

Kryeministri: Hetimi i zgjedhjeve, në prokurori

Berisha: PS, gjyq komisionerëve të saj

Dokle: Harta e krimit elektoral, e gjerë

Xhafaj: Ska kufizim ligjor për të mos hapur kutitë

A ka zgjidhje kriza politike në Shqipëri?

E vërteta e kyçur në kuti

Tiranë, 18 mars, NOA / I plotë Me një lumë akuzash dhe kundërakuzash po precipiton seanca plenare e nisur pasditen e sotme në Kuvend, duke pasur në qendër të debatit emrat kryesorë të PS, Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj e nga mazhoranca, kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa akuzat dhe fyerjet nuk reshtën mes palëve, mburoja e të gjithë folësve ishte se gjuhën e urrejtjes nuk duhet ta përdorë më askush në Kuvend, i cili është tempulli i debatit dhe i gjetjes së zgjidhjeve.

Me një deklaratë të tillë i është kundërpërgjigjur gjuhës së ashpër të përdorur nga deputeti socialist, Bashkim Fino, ndaj tij në seancë plenare, kryeministri Sali Berisha, duke i kujtuar më pas vitin 1997, kur ishte pikërisht Fino në postin e kryeministrit që donte të arratisej.

Kohën më të lavdishme e ke patur me presidentin Sali Berisha, iu drejtua ai Finos.

Më tej, duke ashpërsuar edhe ai tonet, kryeministri tha me ironi: I dashur Baçi! Kur u sulmua Presidenca në 1997-ën dhe deshe tia mbathje, stë lashë të ikje dhe ti e di mirë se nuk të lashë dhe se dërgova rojet të të merrnin.

Të vura kurorë dhe të bëra dhëndër të demokracisë, por genet e Enver Hoxhës i ke ti dhe jo unë që mi përmende pak më parë, tha më pas Berisha.

Këtu lexoni replikën e Berishës:

Replika, Berisha Finos: U arratise në 97-ën

Kurse Fino më herët, shtroi pyetjen: Pse ky tmerr nga e vërteta, pse ky ankth nga e vërteta dhe pse kjo frikë nga hapja e kutive të 28 qershorit? Sepse vrasësi nuk do që të kthehet në vendin e krimit.

Me një deklaratë të tillë të sertë, deputeti socialist Bashkim Fino, i është drejtuar kryeministrit Berisha, duke i pohuar madje se nuk jemi larg përvojës komuniste, shëmbëlltyra e së cilës juve jeni.

Madje Fino e ka ashpërsuar aq shumë tonin, duke e lejuar veten ti thotë kryeministrit se në këto 20 vjet tranzicioni, ai është politikani që ngjall edhe urrejtjen e madhe kudo në Shqipëri dhe kjo është e keqja më e madhe e një vendi të kthyer në arenë përplasëse mes shqiptarëve.

Këtu gjeni akuzat e forta të Finos:

Fino Berishës: Hap kutitë, të shpëtosh

Këmbët mbaji në tokë dhe mendjen në kokë, Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia është tek ju.

Me një deklaratë të tillë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë seancës plenare, ndërsa shprehu indinjatën pasi sipas tij, opozita po pengohet të thotë atë që mendon dhe se ajo po e devijon enkas debatin për hapjen e kutive të votimit.

Më poshtë ju mund të lexoni më shumë:

Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë

Ne jemi këtu për të negociuar. Ky problem ka zgjidhje dhe pengesa e zgjidhjes është vetëm tek mungesa e vullnetit tuaj, ka vijuar më pas deklaratën e tij Ruçi, duke e cilësuar si aspak të drejtë përpjekjen e kryeministrit Berisha për të larguar mes deklaratave të ndryshme, mendjen e publikut nga çështja e hetimit të zgjedhjeve.

Sakaq, kreu i qeverisë që e ka marrë disa herë fjalën, vlerësoi se komisioni hetimor është një opsion që mirëpritet nga mazhoranca por objekt i tij smund të jetë hapja e kutive.

Shteti ligjor i ka të gjitha instrumentet e duhura për të hetuar zgjedhjet, por Kuvendi nuk mund ta bëjë këtë dhe deputetët e tij nuk janë prokurorë, e një gjë të tillë e ka pohuar vetë Gjykata Kushtetuese.

Kështu e ka sqaruar kryeministri Sali Berisha pozitën e organit legjislativ në situatën kur i kërkohet me çdo kusht nga socialistët hetim mbi provat për të ashtuquajturin krim elektoral dhe hapje e kutive të votimit.

Kryeministri: Hetimi i zgjedhjeve, në prokurori

Ne bëjmë një ligj ku ti themi prokurorisë që të paguajë 100 prokurorë vetëm ta përshpejtojë procesin e hetimit të zgjedhjeve. Por ju duhet që ti drejtoheni asaj nëse keni prova për manipulime dhe jo Kuvendit apo mazhorancës, iu tha Berisha deputetëve socialistë.

Berisha: PS, gjyq komisionerëve të saj

/e.r/n.e/NOA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›