Replika, Berisha Finos: U arratise në 97-ën

Tiranë, 18 mars, NOA Update Gjuhën e urrejtjes nuk duhet ta përdorë më askush në Kuvend, i cili është tempulli i debatit dhe i gjetjes së zgjidhjeve.
Me një deklaratë të tillë i është kundërpërgjigjur gjuhës së ashpër të përdorur nga deputeti socialist, Bashkim Fino, ndaj tij në seancë plenare, kryeministri Berisha, duke i kujtuar më pas vitin 1997, kur ishte pikërisht Fino në postin e kryeministrit që donte të arratisej.
Kohën më të lavdishme e ke patur me presidentin Sali Berisha, iu drejtua ai Finos.
Më tej, duke ashpërsuar edhe ai tonet, kryeministri tha me ironi: I dashur Baçi! Kur u sulmua Presidenca në 1997-ën dhe deshe tia mbathje, stë lashë të ikje dhe ti e di mirë se nuk të lashë dhe se dërgova rojet të të merrnin.
Të vura kurorë dhe të bëra dhëndërr të demokracisë, por genet e Enver Hoxhës i ke ti dhe jo unë që mi përmende pak më parë, tha më pas Berisha.
Ndër të tjera, ai theksoi lidhur me vitin 1997, meqë Fino ia përmendi, se udhëheqja socialiste premtoi se do tu kthente çdo qindarkë shqiptarëve, por kjo nuk ndodhi, prandaj përfunduat në regjimin e Aldo Bareve dhe Nehat Kullave.
Po ju gënjen mendja te 97 dilni e provojeni që nesër. Në 97 ua dhashë unë pushtetin se shqiptarët asnjëherë nuk do tu kishin votuar juve, e përfundoi replikën e tij kryeministri Berisha.
n.e/NOA