Haradinaj: Mungesa e vizionit, hapësira për protokolle
"Mungesa e vizionit të udhëheqësve vendorë krijon hapësirë edhe për nënshkrime të protokolleve që mund të jenë të padëshirueshme për Kosovën", tha sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke komentuar paralajmërimet për nënshkrimin e protokollit EULEKS - Serbi.
Sipas tij, institucionet janë të obliguara të veprojnë bazuar vendimin për shpalljen e pavarësisë dhe rendin kushtetues. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po sot shpalli edhe tre kandidatë për kryetarë të komunave, që do të garojnë në zgjedhjet e 15 Nëntorit.
Ata janë Rushit Haliti, për komunën e Skenderajt, Halil Koliqi për komunën e Drenasit dhe Fadil Halimi për komunën e Shtërpcës. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se së shpejti do të shkohet drejt përmbylljes së procesit të zyrtarizmit të kandidatëve për kryetarë të komunave.