E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli do të ndërtojë qindra ndërtesa në Cisjordani

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu do të autorizojë ditët e ardhshme ndërtimin e qindra banesave në kolonitë e Cisjordanisë, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së, njoftoi sot ministri i Transporteve, Israël Katz.
"Kryeministri do të njoftojë ditët e ardhshme ndërtimin e qindra banesave shtesë dhe ndërtesave publike si shkolla, sinagoga, dispanseri në Jude-Samarie (Cisjordani)", konfirmoi ministri i Transporteve, Israël Katz për radion publike.
Sipas të përditshmes ''Maariv'', kryeministri synon të lejojë ndërtimin e qindra banesave duke përfshirë 400-500 shtëpi. Benjamin Netanjahu njoftoi disa ditë më parë se kërkon t'i japë një goditje sinkronizuese kolonizimit në Cisjordaninë e pushtuar, para çdo ndërprerjeje të pjesshme. Kjo iniciativë u kritikua ashpër nga drejtuesit palestinezë, Shtëpia e Bardhë dhe evropianët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›