Haradinaj dhe Feith debatojnë për zgjedhjet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha sot
se shtyrja e zgjedhjeve të përgjithshme për vitin 2011 ishte vendim i
gabuar, por pranoi se është vështirë të ndryshohet ky vendim. Ai i bëri
këto komente pas takimit më shefin e zyrës civile ndërkombëtare në
Kosovë Pieter Faith, dy ditë para mbledhjes së radhës së Grupit
Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovën i cili pritet të debatojë edhe
mospajtimet rreth zgjedhjeve në Kosovë.