E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj e quan palaço LISBA-në e Ramiqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradniaj nuk do ti merr parasysh kërkesat e Lëvizjes Islamike për Bashkim (LISBA) për largimin e deputetit Burim Ramdani nga partia.

Reagimi i Haradinajt ka ardhur pasi LISBA dje i kishte bërë AAK-së kërkesë që ta largoj Ramadanin nga partia ashtu siç e kaishte larguar Vetëvendosje Ama Lamën për qëndrimet e tyre siq kanë thënë kundër Islamit.

Haradinaj në konferencë për media ka thënë se ne nuk marrim parasysh kërkesat e subjekteve siq i ka quajtur ai palaço.

Haradinaj ka thënë se jemi shqiptar dhe do vazhdojmë ashtu të jemi, përderisa do të respektojmë të gjitha liritë dhe drejtat në Kosove.

Ndër të terja Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos lëshojnë vendin. Ai ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë se është duke bërë pak për përmisimin e jetës së qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›