Haradinaj kerkon lirim te perkohshem
Lideri i AAK-se Ramush Haradinaj ka kerkuar lirim te perkohshem nga Tribunali i Hages nga 17 dhjetori deri me 14 janar. Lajmin e konfirmoi avokati i tij Majkell ORejlli.
Ai tha se aplikimi per lirim te perkohshem ka baze te mire dhe beson se Tribunali do ta miratoje ate. Ne kete kohe ORejlli ka thene se edhe Tribunali eshte ne pushim per shkak te festave te fundvitit.
Haradinaj gjendet ne paraburgim qe nga 20 korriku. Ai po perballet me akuzat per krime te kryera gjate luftes per te cilat njehere ishte liruar por Dhoma e Apelit vendosi qe te riktheje disa nga akuzat per rigjykim te pjesshem.