Lunacek kerkon zgjedhje te lira

Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek ka theksuar rendesine per zhvillimin e nje procesi demokratik zgjedhor te lire me 12 dhjetor te ketij viti.
Ajo u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhje ndersa njoftoi se procesin do ta mbikeqyrin nder te tjere edhe shtate anetare te Parlamentit Evropian.
Keto komente Lunacek i beri pas takimit me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka.
Ajo gjate dites pritet te takoje edhe ministrin per integrime evropiane ne doreheqje Besim Beqajn me te cilin pritet te bisedoje per procesin e liberalizimit te vizave.
E pyetur nese zgjedhjet e jashtezakonshme te dhjetorit do te kene ndikim ne procesin e liberalizimit te vizave ajo tha se te dyja jane procese te ndara por megjithate theksoi se ecuria e zgjedhjeve te dhjetorit do te luaje rol ne rrugen e integrimeve evropiane te Kosoves.