E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj lirohet nga paraburgimi

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj lirohet nga paraburgimi i Gjykatës së Hagës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Top Channel burime të afërta me zhvillimet në fjalë, ndonëse zyrtarisht ende nuk flitet për këtë proces.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet publik vendimi e po kështu as data e vajtjes së Haradinajt në Kosovë. Por ajo çfarë thuhet është se Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundoj gjatë muajit gusht.

Gjykimi i pjesëshëm i Ramush Haradinajt nisi në korrik të vitit 2010. Ai udhëtoi për në Hagë ne kohën që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›