Haradinaj mund te rigjykohet ne nentor

Gjykata e Hages kerkon dokumentacionin per Ramush Haradinajn
Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte ne hapesirat e ish-Jugosllavise urdheroi sot prokurorine dhe mbrojtjen qe deri ne fund te muajit nentor te dorezojne listen e provave dhe te deshmitareve per procesin kunder ish ne procesin kunder ish-Kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj. Ne konferencen e djeshme statusore u tha se nga kjo varet edhe percaktimi i dates se rigjykimit te pjesshem te zotit Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve te tij. Me 21 korrik te ketij viti Gjykata e Hages urdheroi rigjykimin e ish-Kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve te tij te akuzuar per krime lufte. Dhoma e Apelit e Gjykates se Hages anuloi pjeserisht vendimin e Gjykates te prillit te vitit 2008 e cila e kishte shpallur te pafajshem zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesen e prokurorise e cila ka pohuar se nuk i ishte dhene kohe e mjaftueshme per ti shfrytezuar te gjitha rruget ne menyre qe te siguroje paraqitjen e deshmitareve kryesor te rastit. Ne fillim te ketij muaji Gjykata refuzoi kerkesen e zotit Haradinaj per lirim te perkohshem meqe sic thuhej lirimi do te mund te nxiste mbeshtetesit e tij qe ti frikesojne deshmitaret. Ne vendim thuhej nderkaq se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal per sigurine e deshmitareve ose te viktimave por eshte pranuar argumenti i prokuroreve se lirimi i tij mund te terheq me teper vemendje te mediave duke e shtuar atmosferen kercenuese per deshmitaret. Garancite per lirimin e perkohshem te zotit Haradinaj ishin dhene edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine. Vendimi per rigjykim u mor me shume se dy vjet pas lirimit te zotit Haradinaj si i pafajshem nga kjo gjykate. Ne rigjykimin e pjesshem data e te cilit ende nuk eshte caktuar do te trajtohen akuzat per vrasje trajtim mizor dhe torturim te te burgosurve ne shtabin e ish Ushtrise lirimtare te Kosoves ne fshatin Jabllanice ne Kosoven perendimore.