E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet poshte krevatit i vrare 87-vjecari

Nje 87-vjecar i cili jetonte prej shume kohesh i vetem eshte gjetur diten e djeshme i vrare ne banesen e tij. I moshuari eshte gjetur nga nje i aferm i tij poshte krevatit i qelluar disa here me thike dhe ne trup i jane verejtur shenja te tjera dhune. Duke iu referuar burimeve i moshuari jetonte prej shume kohesh i vetem ne banesen e tij ndersa efektivat e policise kane shkuar ne vendngjarje dhe kane bere identifikimin e viktimes si Vasil Roshi nga fshati Cuke e Sarandes. Policia e Sarandes ka ngritur nje grup pune per hetimin e ngjarjes dhe eshte duke hetuar per gjetjen e autoreve te dyshuar dhe kapjen e tyre. Mesohet se i moshuari eshte qelluar fillimisht disa here me thike dhe me pas eshte lidhur me litar dhe lene poshte krevatit. I afermi kishte shkuar ne banesen e 87-vjecarit pasi ky i fundit nuk ishte paraqitur ne gjyqin qe kishte per nje ceshtje pronesie. Me pas familjari ka vene ne dijeni policine e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake nje nga pistat e hetimit dyshohet te jete vrasja per ceshtje pronesie. Roshi ishte babai i 9 femijeve ndersa forcat e rendit i kane shtrire hetimet ne disa pista te tjera per vrasjen mizore qe i eshte bere te moshuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›