E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani CEZ vepron ndesh me ligjin


Deputeti i PS, Andis Harasani ka rishprehur shqetësimin e tij për keqmenaxhimin e drejtuesve të kompanisë CEZ, të cilët sipas tij marrin rroga marramendëse.

Në një prononcim për Top Channel, Harasani ka theksuar gjithashtu se CEZ nuk po respekton kontratën e nënshkruar me shtetin shqiptar, që parashikon investime në sektorin e energjisë.

“Ne jemi të shqetësuar pasi 24 për qind të aksioneve të CEZ i ka shteti shqiptar. Shqetësimi jonë ka të bëjë me kërkesën për rritjen e cmimit të energjisë. Gjithashtu, ne s’kemi parë asnjë investim nga CEZ, por vetëm rritje rroge të drejtuesve të saj”, ka CEZ nuk njeh ligjet e vendit ku operon dhe nuk njeh as kontabilitetin. Prova më e fortë për këtë është aplikimi i saj me regullatorët e energjisë. 375 mijë euro është rroga për menaxherët e saj

Andis Harasani
Ish-drejtor i përgjithshëm i KESH deklaruar Harasani.

Sipas tij, kompania ceke po vepron në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe drejtuesit e saj po rrisin përfitimet e tyre financiare në mënyrë drastike.

“CEZ nuk njeh ligjet e vendit ku operon dhe nuk njeh as kontabilitetin. Prova më e fortë për këtë është aplikimi i saj me regullatorët e energjisë. 375 mijë euro në vit është rroga për menaxherët e saj”, ka nënvizuar Harasani.

Ish-drejtori i përgjithshëm i KESH më tej u ka bërë apel institucioneve përgjegjëse shqiptare, që të zbatojnë si duhet ligjin dhe të mos bëhen palë me kompaninë ceke.

“Unë mendoj se ERE duhet të jetë i paanshëm, të respektojë ligjin dhe të mos bëjë lëvizje të cmimit. Në Parlament duhet të kërkojmë respektimin e kontratës së koncesionit, pasi CEZ sot është një kompani me humbje, nuk i paguan shtetit tatim fitimin, ka rreth 65 milionë euro detyrime dhe po fut në krizë sektorin e energjisë”, ka shtuar Harasani.

Akuzat e tij Harasani i bëri edhe më herët në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku e vuri theksin tek pagat e larta që marrin drejtuesit e CEZ.

Nga ana e saj, kompania ceke reagoi duke deklaruar se shifrat e përmendura nga deputeti socialist nuk përkojnë me realitetin.

Pak ditë më parë, duke marrë shkas nga situata e vështirë energjitike, Harasani dhe deputeti tjetër i opozitës Erjon Brace, thanë se sektori energjitik është keqqeverisur.

Gjithashtu, ish-drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektro-energjitike Shqiptare sugjeroi që qeveria të ndryshojë urgjentisht buxhetin e vitit të ardhshëm, për t'i paraprirë krizës energjetike. 

Energjia
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Energjia, Financat bien dakord në parim
Reshjet do të mungojnë në dhjetor

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kriza, SHBA: Do ta ndihmojmë Greqinë
Nënpresidenti amerikan Joe Biden premtoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Greqinë, ndërkohë që kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e monedhës së përbashkët evropiane, euron, e cila ndodhet nën trysninë e borxheve gjigande. Java në shpëtim të euros
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë janë të mendimit se Bashkimit Europian i duhet një traktat i ri për t’i bërë ballë krizës së borxhit në Eurozonë. Harta e pasurive nëntokësore
Ministria e Energjetikës publikoi një studim të plotë mbi rezervat nëntokësore të Shqipërisë, që sipas përfundimeve të ekspertëve rezultojnë të jetë të shumëllojshme. Prodhimi i naftës vijon rritjen
Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri, veprimtari që tashmë kryhet pothuajse tërësisht nga kompanitë koncesionare, shënoi një rritje tjetër gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, sipas gazetës ‘Shqip’. Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Euro ka një javë që forcohet kundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare (me përjashtim të ditës së premte), por shqiptarët vijuan të heqin monedhën e tyre të parapëlqyer të kursimit në këmbim të lekëve, një fenomen ky i shkaktuar tërësisht nga paniku mbi fatin e Europës.

Lajmet kryesore

PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Itali, skandali me plehrat
Rama takon Ahmetin e Thacin
“Shqip”: Dita e Rinisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›