E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa te sigurt jemi ne banesat tona


Sa here që ka kronika per zjarrin, shkëndija elektrike dhe bombula e gazit janë kryefjala e shkakut të ngjarjes. Dëmi më i pakët, nëse mund të quhet i tillë, është djegia e banesës dhe në rastin më të keq, humbja e jetës. Ngjarja me e fundit ishte tragjedia ku u shua pothuaj nje familje e tërë.

Po t’i referohemi rasteve më të mediatizuara, do kujtojmë një tragjedi të ngjashme ne Berat, ku për shkak të pakujdesise gjatë momentit të gatimit, një 42 vjecar humbi jetën, ndërkohë që u plagosën bashkëshortja dhe mbesa e tij 10-vjecare.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë është ajo e këtij fillimviti, ku dy fëmijë u gjeten te djegur në një banesë në Vlorë, kësaj radhe për shkak të pakujdesisë me energjinë elektrike. Nje furnelë korenti e lënë ndezur gjatë natës ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë humbjen e jetës së dy të miturve nga flakët.

Një viktimë tjetër e mitur, po këtë vit, është shënuar në një fshat të Malësisë së Madhe. 6-vjeçarja është shkrumbuar si pasojë e shkëndijës elektrike, e cila ka shkaktuar zjarr në ndërtesën ku jetonte familja e saj.

Po aq e tragjike ishte dhe ngjarja në Tropojë, ku janë djegur mes flakëve nënë e bijë dhe për fat të mirë kanë shpëtuar 4 personat e tjerë që ndodheshin në dhoma të tjera të shtëpisë.

Në Borsh të Sarandës, një çift të moshuarish humbën jetën ndërsa ishin duke fjetur. Kësaj radhe shkaktari është bombula e gazit.  

Ngjarja më e bujshme mund të konsiderohet ajo e humbjes së jetës së këngëtares së njohur Anita Bitri, së bashku me të ëmën dhe vajzën e saj të vogël, të cilët u gjendën pajetë në banesën e tyre në Nju Jork.

Jo vetëm familjet janë bërë viktima të zjarreve të shkaktuara nga bombulat e gazit apo energjia elektrike. Edhe institucione si shkolla në Pukë apo teatri Skampa janë shkrumbuar gjatë këtij viti nën damkën e këtyre dy “autoreve”. Por, cili është fajtori i vertetë: Pakujdesia, mungesa e informacionit, apo papërgjegjshmëria e autoriteteve?

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, plagoset polici pranë "21 Dhjetorit"
Një punonjës policie u plagos me armë zjarri në automjetin e tij privat, në afërsi të Kryqezimit të "21 Dhjetorit“. Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar
Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë me një litar në qafë nën një urë, në rrjedhën e lumit Lanë, në Tiranë.
Eksploziv kundër hekurudhës
Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka ndodhur në vendstacionin e Ishmit ka dëmtuar linjën hekurudhore Shkodër-Vorë. Shkodër, qëllon disa herë me thikë bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në  periferi të qytetit të Shkodrës, buzë liqenit, në rrugën Shirokë-Zogaj.
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në rrugën “Derhemi” në Tiranë, i ka marrë jetën tre personave të një familje.

Lajmet kryesore

PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Harta e pasurive nëntokësore
Nga janari, buka me vitamina
Video Meta-Prifti, dëshmojnë biznesmenët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›