Harasani: PS duhet të hyjë në zgjedhje
Bojkotimi i zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit nga Partia Socialiste, do të hidhte poshtë të gjitha pretendimet e kryesocialistit Rama për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare. I këtij mendimi është deputeti socialist Andis Harasani, anëtar i kryesisë së kësaj partie. Për Harasanin, këto zgjedhje do të ishin mundësia më e mirë për Partinë Socialiste për të faktuar se votat e socialistëve janë vjedhur në 28 qershor. Harasani shprehet në mënyrë kategorike kundër bojkotit të këtyre zgjedhjeve. Por nga ana tjetër hedh poshtë mundësinë që vendimi i Ramës për bojkot të jetë pasojë e frikës së një humbje të thellë.
Harasani mbështet nismën më të fundit të selisë rozë për mbledhjen e firmave të qytetarëve për ngritjen e komisonit hetimor parlamentar, por megjithatë i qendron idesë se socialistët duhet të kthehen në parlament.