E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Prioritet lufta kundër krimit dhe trafiqeve

Qeveria shqiptare shpreh angazhimin e saj në përmbushje të plotë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, në rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët euroatlantikë dhe Interpolit. Garancia vjen nga numri një i Ministrisë së Brendshme Lulzim Basha, i cili rikonfirmoi arritjet e ekzekutivit në takimin ministerial që zhvillohet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të Interpolit në Singapor.
Sipas zotit Basha, Shqipëria tashmë është shndërruar në një nga vendet me tregues të kriminalitetit nën mesataren e Bashkimit Europian, duke garantuar në këtë mënyre rendin dhe sigurinë, si dhe duke u shndërruar në vendin më të sigurt në rajon. Për shefin e dikasterit të brendshëm këto arritje janë bërë të mundura falë zbatimit të një politike zero tolerancë ndaj krimit nga ana e qeverisë shqiptare, që në një kohë fare të shkurtër ka arritur të shkatërroje mbi 220 organizata dhe qeliza të krimit të organizuar në vend, duke çuar përpara drejtësisë mbi 1000 persona.
Gjatë fjalës së tij mbajtur përpara homologëve nga 70 vende të botës, minsitri Basha thesoi rëndësinë e veçantë falë bashkëpunimit me Interpolin, ku vetëm 3 vitet e fundit janë arrestuar dhe ekstraduar rreth 500 persona të kërkuar nga INTERPOL Tirana.
Një tjetër arritje e ndërmarrë nga Shqipëria për ministrin Basha ishin dhe hapat e ndërrmara nga qeveria në lidhje me sigurinë e kufijve dhe sistemeve për mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave kriminale.
Në këtë kuadër zoti Basha informoi të pranishmit rreth sistemit modern MEMEX, për shkëmbimin e të dhënave kriminale, dhe sistemit TIMS për të dhënat në kufi, të cilët ndërlidhen në kohë reale me Qendrën Operacionale të INTERPOL-it duke mundësuar kështu shkëmbimin dhe kontrollin e menjëhershëm të informacionit mbi personat në kërkim, por dhe mbi automjetet dhe mallra të tjera.
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal Ministri Basha informoi të pranishmit se Shqipëria do të jetë vendi organizator i Konferences Rajonale të INTERPOL-it, që do të zhvillohet në vitin 2011.
Minstri Basha vlerësoi më tej krijimin dhe konsolidimin e forcës policore më të re të Botës, siç e quajti ai Shërbimin Policor të Kosovës, duke e konsideruar atë një histori suksesi të OKB-së, si dhe kërkoi që marrëdhëniet e INTERPOL-it me Kosovën të reflektojnë realitetin e Kosovës së pavarur nëpërmjet anëtarësimit të saj në këtë organizatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›