E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrohen varret e rilindasve reagojne te rinjte e Gjirokastres

Nje peticion i firmosur prej 100 te rinjsh ne qytetin e gurte i eshte drejtuar pushtetit vendor per harresen e varreve te pese rilindesve te cilet prehen shume prane shkolles 9-vjecare Andon Zako Cajupi. Aty prehen eshtrat e rilindasve te njohur si Cerciz Topulli Bajo Topulli Koto Hoxhi Pandeli Sotiri dhe Andon Zako Cajupi te cilet kane kontribuar ne historine e popullit shqiptar po prej vitesh pllakatat e varreve te tyre jane demtuar e shkaterruar totalisht madje as qe mund te vihen re se cili varr i perket nje prej rilindasve. Kerkojme njezeri ndertimin e ketij memoriali ku prehen heronjte e kombit shqiptar. Indiferenca e deritanishme e pushtetit lokal na detyron te marrim iniciativen per te vepruar duke kerkuar qe nderi i qytetit te vihet ne vend - thuhet ne peticionin e te rinjve. Te rinjte e qytetit te Gjirokastres me kontributin e tyre do te ngrene kete memorial duke respektuar historine. Peticioni do te dorezohet ne institucionet lokale ndersa vete aktivistet jane tashme ne rrugetimin drejt mbledhjes se fondeve per restaurimin emergjent te memorialit ku prehen pese rilindasit e njohur. Problemi mbi varret e rilindesve eshte trajtuar shume here ne media ndersa vete shkolla prane te cilit gjendet ky memorial ka reaguar mbi gjendjen e mjerueshme te tyre. Ne keto kushte ku ndodhen varret nxenesit frekuentues nuk dine historine e as qe i njohin emrat e tyre duke dhene ne kete menyre shembullin me te keq te brezave te cilet nuk njohin historine e vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›