Organizata terroriste MAVI tentoi te vriste Vangjel Tavon

Libri i gazetarit grek Stavros Ximas tregon se organizatat parashteterore te mbeshtetura nga Greqia linden per te cliruar Epirin e Veriut dhe tentuan te vrisnin dy here deputetin Vangjel Tavo
Nje liber qe tregon politiken greke ne fillim te viteve lsquo90 ndaj Shqiperise dhe mbeshtetjes ndaj clirimit te Epirit te Veriut eshte botuar nga gazetari i njohur grek Stavros Ximas. Vec te tjerash ne kete liber flitet per dy tentativa vrasjeje ndaj deputetit Vangjel Tavo nga MAVI Fronti per Clirimin e Epirit te Veriut organizata qe vrau ushtaret shqiptare ne Peshkepi. Sipas gazetarit grek Tavo nuk i sherbente ceshtjes se clirimit te Epirit te Veriut dhe per kete arsye eshte tentuar te vritet.
Mbeshtetja greke
Ekzistencen e te pakten dy qendrave ne Ministrine e Jashtme EYP Sherbimi Sekret i Greqise Qendren per Pranimin dhe Integrimin e Homogjeneve Greke EIYAPOE por edhe OMONIA-n ne lidhje me politiken greke ne Shqiperi ne fillim te dekades se lsquo90-ave dhe menjehere pas renies se regjimit te Hoxhes zbulon ne librin e tij Ne yllezimin e Nacionalizmit Botimet Epiqendro gazetari i Kathimerinise Stavros Ximas. Ne baze te fakteve shume prej te cilave botohen per here te pare nje pjese e ketyre mekanizmave krijonte tek greket e Shqiperise klimen e irredentizmit me qellim realizimin e nje strategjie pavaresie te Epirit te Veriut e perafert me ate qe benin shqiptaret ne Kosove ndash shkruan gazeta Kathimerini.
Nen kupolen e kesaj strategjie u zhvilluan sipas gazetes me protagoniste organizata dhe shoqata te pakontrolluara patriotike ngjarje qe ne vend qe te ndihmonin demtuan ne mase te madhe minoritetin grek dhe i nxoren te palarat ne arenen nderkombetare Athines.
Tentativa ndaj Tavos
Ne kete rryme mbetjet e organizates ekstremiste nacionaliste MAVI Fronti i Clirimit te Epirit te Veriut tentuan te vrisnin me 13 mars 2001 ne nje taverne ne Peristeri lagje e Athines deputetin minoritar te Partise Socialiste te Shqiperise Vangjel Tavo. Tentativa e vrasjes ndaj Tavos te cilin MAVI sipas Ximes kishte tentuar ta vriste edhe ne vitin 1997 ne fshatin e tij ne zonen e minoritetit grek nuk eshte zbardhur ende nga policia greke. Xima u referohet deshmive te dy anetareve te MAVI-t qe jetojne sot ne Greqi njeri ne Athine dhe nje tjeter ne nje qytet tjeter.
Dy anetaret e organizates thone ne librin e Ximes se moren pjese si ne sulmin ndaj bazes ushtarake shqiptare te Peshkepise ku vrane dy ushtarake shqiptare si edhe ne operacionin e deshtuar ne Logo kur u arrestuan ne territorin grek nga policia greke dhe u proceduan penalisht nga prokuroria e Janines. Por ne vend qe ceshtja te shqyrtohej me thelle dhe te gjykohej ne Janine sipas gazetes me vendim te Gjykates se Larte per ceshtje te sigurise kombetare u zhvendos ne Athine.
Pafajesia e fajshme
Gjyqi u krye me dyer te mbyllura per ceshtje te sigurise kombetare dhe apeli uli denimet e Gjykates se Shkalles se Pare per nje ceshtje qe Andrea Papandreu si Kryeminister e kishte cilesuar si nje ceshtje te organizuar dhe tejet te rrezikshmehellip qe nga ne nuk do te mbulohet ndash shkruan gazeta.
Xima qe boton per here te pare protokollin e seances gjyqesore ben pyetjen Cfare ishin si perfundim per drejtesine greke keta njerez Ishin spiun te sherbimeve sekrete shqiptare Nese po perse u lane te lire Ishin provokatore superpatriot Nese po perse iu dha dore shteti grek te cilin e demtuan Per qeverine Papandreu qe kishte trasheguar kete situate te veshtire ne cdo rast shkaterrimi i mekanizmit parashteteror qe ishte ndertuar per te cliruar Epirin e Veriut ishte realizuar pjeserisht dhe me siguri nuk ishte me me kuptim vuajtja e metejshme e anetareve te MAVI-t.
Minoriteti grek sot Ne udhekryq
Nderkaq gazeta tjeter greke Ethnos shkruan dje se minoriteti grek gjendet ne nje kryqezim kritik 20 vjet pas themelimit te organizates OMONIA duke u perballur me zvogelimin e numrit te simpatizanteve te saj dhe me perplasjet e brendshme qe plotesojne politiken zyrtare te cgreqizimit te zonave minoritare sipas saj.
Perfaqesimi politik por edhe qenia e minoritetit do te perballen ne periudhen e mepasshme me dy sprova te rendesishme zgjedhjet lokale te 8 majit dhe regjistrimin e popullsise qe eshte organizuar per ne mars. OMONIA u krijua me 11 janar 1991 si Organizata Politike e Minoritetit Etnik Grek perpara se te shnderrohet ne organizaten e minoritetit qe perfaqesohet nga partia me e gjere PBDNJ. Ditelindja e 20-te e OMONIA-s e gjen minoritetin te percare. Kerkesat personale dhe perplasjet ideologjike cuan ne krijimin e nje partie te dyte MEGA nga anetaret e PBDNJ qe kishin mbeshtetur vijimin e bashkepunimit me Sali Berishen dhe me e rendesishmja kishin pasur perplasje me drejtuesit e OMONIA-PBDNJ Vasil Bollano dhe Vangjel Dule ndash shkruan Ethnos.
Lufta civile
Sipas saj besueshmeria e PBDNJ-se ishte demtuar nga kalimet e herepashershme qe here e sillnin ne bashkepunim me Sali Berishen e here te tjera me kundershtaret e tij duke vepruar si nje parti shqiptare ne te cilen thjesht perfaqesohej edhe OMONIA.
Por nuk mund te mohohet sherbimi qe OMONIA ka bere ne perpjekje te mbrojtjes me mbeshtetjen e Greqise te te drejtave te minoriteteve. PBDNJ ne fazen aktuale duke u larguar nga koalicioni qeverises i Sali Berishes bashkepunon me Partine Socialiste te Edi Rames nje zhvillim qe ndikon pozitivisht edhe ne marredheniet mes PBDNJ dhe qeverise aktuale greke. MEGA ka gjithsesi ndikim te kufizuar sidomos ne zonen e Vurgut dhe duke pasur drejtues Taqi Kicon ka komunikim te hapur me ministrin aktual te Punes Spiro Ksera dhe ish-ministrin Kosta Barka ndash shkruan gazeta greke.
Regjistrimi i popullsise
Ne zgjedhjet lokale minoriteti i percare nuk ka shpresa per arritje te medha pervec zgjedhjes te disa kryekomunareve por me e rendesishme sipas Ethnos eshte sfida e regjistrimit te popullsise per te cilen ende nuk eshte marre ndonje vendim nga qeveria nese ne pyetesor do te shkruhet edhe perkatesia etnike.
Eumlshte e qarte se kerkohet nje levizje ne menyre qe te regjistrohet edhe pjesa me e madhe e minoritetit qe punon ne Greqi dhe te mos kthehet ky regjistrim ne pllaken e varrit te prezences greke ne Shqiperi. Keto ceshtje do te kete mundesi ti bisedoje si me qeverine shqiptare ashtu edhe me drejtuesit e OMONIA-s dhe PBDNJ zevendesministri i Jashtem Dhimtris Dholis qe do te vizitoje Tiranen ditet ne vijim ndash thote gazeta.