E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harry Styles braktis grupin?

Ndonëse kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare për të qëndruar si grup, anëtarët e ‘One Direction’ tashmë kanë filluar të mendojnë për të krijuar karrierat e tyre si solo artistë.

Është i shumëpërfoluri, Harry Styles ai i cili së fundmi ka qëndruar me orë të tëra në studio i vetëm pa pjesëtarët e tjerë të grupit.

Styles ka shkruar ditëve të fundit disa tekste këngësh dhe një burim i ka thënë ‘The Sunday Mirror’ se po bashkëpunon për këto këngë me këngëtarin britanik, Ed Sheeran.

“Prioritet i Harry-t pa dyshim se është 1D. Por në momentin kur ai do të vendos të vazhdojë solo, ai e ka plan një projekt shumë të madh”, ka thënë burimi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›