“Këngëtarët sot, si robotë”

Këngëtari Michael Buble ka thënë se shumica e këngëtarëve janë si “robotë” për shkak që vokalet e tyre tingëllojnë ngjashëm.
Me këtë gjë ai i është referuar këngëtarëve të cilët përdorin metoda të ndryshme për të ndërruar zërin e për të fshehur defektet. Sipas tij, janë disa studio të cilët përdorin softuerë special për të përmirësuar zërin e këngëtarit. Buble kë shprehur dëshirën e tij që këngëtarët tu besojnë më shumë aftësive të tyre vokale e mos të mbështeten edhe aq në teknologji.
'Po është e stërpërdorur. Unë as që e di më se si tingëllojnë ata artistë për shkak që ata tingëllojnë sikur robotë”, ka thënë ai për BBC.
Momentalisht, buble është gati të publikojë albumin e tij të gjashtë i cili titullohet ‘To Be Loved’ i cili do të jetë në dispozicion gjatë këtij muaji./Indeksonline/