E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harry Styles e “gjen” Taylor Swift

Këngëtari i famshëm, Harry Styles e ka befasuar një fanse duke i dërguar asaj urime për ditëlindjen e 21-të.

Krejt kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Vajza në fjalë po del të ngjajë tejet shumë me ish të dashurën e Harry-t, këngëtaren Taylor Swift.

Harry i ka dërguar mesazhe kësaj vajze të quajtur Alice Cousins duke i thënë: “Shpresoj të kalosh një ditë të këndshme. Kënaqu”.

Ndërkaq Alice është befasuar tej mase dhe i është falënderuar shumë këngëtarit duke i thënë madje se ajo po dridhet nga emocionet pas urimit të tij./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›