Harxhi-Reeker: Sulmet ndaj Presidentit nuk duhet te vazhdojne me
Departamenti Amerikan i Shtetit vlereson zhvillimin e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe meriten qe ka qeveria dhe Kryeministri Sali Berisha ne mbajtjen e tyre. Ky eshte qendrimi qe zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit, Filip Reeker ka dhene dje per procesin elektoral ne Shqiperi gjate takimit me zevendesministren e Jashtme Edit Harxhi ne Slloveni. “Z. Reeker i shprehu zonjes Harxhi opinionin e tij dhe te Departamentit te Shtetit ne lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi, duke thene se ato ishin nje sukses per Shqiperine dhe qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meriten per organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve me te mira ne Shqiperi”,- bene te ditur per takimin Ministria e Jashtme. Dy diplomatet kane diskutuar dhe per situaten politike ne vend, ku jashte vemendjen nuk kane mbetur qendrimet e mazhorances se re ndaj institucioneve kushtetuese. “Palet diskutuan ne lidhje me situaten politike dhe ekonomike ne Shqiperi, parlamentin e ri dhe perberjen e tij si dhe sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese vecanerisht ndaj Presidentit duke shpresuar se keto sulme nuk do te vazhdojne me tej dhe se kjo do te ishte menyra per te marre, gjithashtu statusin e vendit kandidat brenda ketij viti”,- thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Perfaqesuesi i Departamentit Amerikan te Shtetit ka shprehur mbeshtetjen e qeverise amerikane per opoziten e re. “Z. Reeker shprehu edhe nje here mbeshtetjen e tij dhe te qeverise amerikane ndaj Shqiperise dhe bindjen e tij se opozita e re e Shqiperise do te jete konstruktive dhe e forte dhe se do te kete mbeshtetje te forte nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Zevendesministrja Harxhi ka folur dhe per qendrimet e opozites se re duke u shprehur se ajo do te jete konstruktive dhe ne sherbim te integrimit te vendit. “Znj. Harxhi nga ana e saj shprehu mendimin se opozita e re ne Shqiperi do te jete nje force solide dhe konstruktive ne te mire te integrimit te vendit dhe se Shtetet e Bashkuara do te gjejne tek opozita e re e Shqiperise nje partner te forte per bashkepunim”,- thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Takimi mes diplomates shqiptare dhe atij amerikan u zhvillua ne samitin e organizuar ne Blend te Sllovenise, ku moren pjese perfaqesues nga vende te rajonit, si dhe diplomate te Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjate qendrimit ne Slloveni, zv.ministrja e Puneve te Jashtme pati takime edhe me Ministra te Jashtem te vendeve te rajonit dhe kembeu pikepamje ne lidhje me situaten aktuale ne rajon.
Zgjedhjet
“Z. Reeker i shprehu zonjes Harxhi opinionin e tij dhe te Departamentit te Shtetit ne lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi, duke thene se ato ishin nje sukses per Shqiperine dhe qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meriten per organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve me te mira ne Shqiperi”.
Zgjedhjet
“Z. Reeker i shprehu zonjes Harxhi opinionin e tij dhe te Departamentit te Shtetit ne lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi, duke thene se ato ishin nje sukses per Shqiperine dhe qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meriten per organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve me te mira ne Shqiperi”.