E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja, sistem te automatizuar per menaxhimin e burimeve

Autoritetet shqiptare kane arritur te instalojne Sistemin e automatizuar te menaxhimit te burimeve te Mbrojtjes, duke permbushur nje nga standardet me te rendesishme te NATO-s. Prof. Dr. Arta Musaraj, zevendesministre e Mbrojtjes, duke folur dje per median, tha se ne fushen e reformave te mbrojtjes, ky sistem shenon edhe nje trashegimi me vlere ne asetet e Mbrojtjes Shqiptare,

“Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit te Burimeve te Mbrojtjes eshte nje sistem teresisht digjital, me komponentet softeare dhe hardeare te tij te testuar, i cili ka dhene suksesshem produktet e veta ne menaxhimin e perberesve te caktuar te tij, duke sjelle ndryshime rrenjesore ne planifikimin e burimeve te mbrojtjes dhe nevojave per to, ne perputhje me dokumentet baze te zhvillimit dhe planifikimit strategjik te mbrojtjes shqiptare”, - detajon dr. Musaraj.

Ky eshte nje sistem i integruar, i cili projekton dhe administron komponentet e burimeve te mbrojtjes, si ato materiale ashtu edhe ato njerezore, duke siguruar eficence dhe efektivitet te dukshem e afatgjate te zhvillimit dhe administrimit te ketyre burimeve.

“Procesi i fundit i promovimit ne karriere ishte nje demonstrim i suksesshem i efektivitetit te nje sistemi te automatizuar, si mjet skedimi dhe vleresimi krahasuar me cdo modalitet tjeter te realizuar me pare per kete proces, duke prodhuar skeda vendimi ne lidhje me promovimet dhe zhvillimin e karrieres ne Forcat e Armatosura Shqiptare qe rriten asnjanesine, duke shmangur subjektivizmin ne vleresim dhe promovim duke ulur kostot e procesit”, - pohon dr. Musaraj.

Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit te Burimeve, perfshin: Tabelat e Organizimit dhe Pajisjeve, Menaxhimin e Burimeve Njerezore, Menaxhimin e Infrastruktures, Dixhitalizimin dhe Arkivimin e Dosjeve, Procesin e Rekrutimit, Testimit dhe Vleresimit, Trajnimin dhe Gatishmerine, Planifikimin e Kostos dhe Burimeve, Implementimi i integruar i programit “Alpha Finance”, Menaxhimin e Logjistikes e te tjere komponente.

“Ky sistem eshte ndertuar me asistencen e vazhdueshme dhe ekspertizen e avancuar ne kete fushe te Kompanise Amerikane CUBIK, e cila prej vitesh asiston Ministrine e Mbrojtjes ne procesin e reformimit te saj”, - thote zonja Musaraj, e cila ishte ne krye te Bordit qe organizoi punen per ngritjen e ketij sistemi.

Integrimi ne kete sistem i menaxhimit te financave te mbrojtjes ne gjithe njesite shpenzuese te saj, ben jo vetem me te larte transparencen ne menaxhimin e tyre, por mundeson berjen e analizave financiare qe ridimensionon llogaridhenien ne perdorimin e financave publike, si dhe rregullon dukshem proceset e planifikimit, te cilat jane jetike per nje vend anetar te aleances me te madhe politike dhe ushtarake deri me sot.

Dr. Musaraj thote se inventarizimi dhe regjistrimi i burimeve te mbrojtjes e ne menyre te vecante i materialeve te teperta, e ben funksionimin e Sistemit te Automatizuar te Menaxhimit te Burimeve te Mbrojtjes nje mekanizem eficent ne uljen e kostove te administrimit te ketyre burimeve duke ndikuar dukshem ne permiresimin e financave te vete sistemit te mbrojtjes.

Sistemi i ri

Mbrojtja shqiptare operon permes ketij sistemi te automatizuar, i cili garanton cilesi dhe drejtesi ne zhvillimin e karrieres se Forcave te Armatosura, transparence dhe llogaridhenie ne perdorimin e financave publike, kompetence dhe efektivitet ne planifikimin e operacioneve dhe logjistikes se nevojshme per nje vend i cili merr pergjegjesite e duhura si anetar i NATO-s dhe krijon nje model te suksesshem te drejtimit ne nje sektor kaq te rendesishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›