E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has 2 persona rezultojnete zhdukur nisin kerkimet

HAS- Isa dhe Myrteza Qarri nga fshati Qarr i Komunes Golaj ne rrethin e Hasit kane humbur kontaktet me familjaret e tyre qe prej dites se djeshme. Nga policia e Kukesit mesohet se Isa Qarri 45 vjec dhe Myrteza Qarri dje kishin hipur ne malin Oklas per te rregulluar nje antene te nje prej kompanive te telefonive celulare qe operojne ne Shqiperi. Policia nuk ben te ditur emrin e kompanise per te cilen punonin kusherinjt Qarri.

Qe prej dites se djeshme telefonat e tyre kane dale te mbyllur dhe familjaret te shqetesuar per shkak dhe te reshjeve te dendura te debores kane kerkuar ndihmen e policise.

Policia e Kukesit konfirmon se forca te policise dhe te ushtrise jane nisur ne kerkim te tyre.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›