E Diel, 1 Nëntor 2026

Has/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 29-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në Has.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se i plagosur ka mbetur një 29-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konfliti të çastit mes 29-vjeçarit dhe autorit të dyshuar.

Mësohet se autori është identifikuar nga uniformat blu, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

“Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›