E Diel, 1 Nëntor 2026

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në rrugë, bllokohet aksi Levan-Fier

Prej rreth një ore, aksi rrugor Levan-Fier vijon të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Shkak është bërë një pishë e dëmtuar nga zjarri, e cila është rrëzuar në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e automjeteve në këtë aks.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për prerjen dhe largimin e trungut nga rruga, ndërsa në terren ndodhet edhe Policia Rrugore për menaxhimin e qarkullimit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›