E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has humbin jeten babe e bir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has, ku dy persona, babë e bir humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimet e fundit bëjnë të ditur se viktimat janë identifikuar si Isuf dhe Kreshnik Marzeku përkatësisht 69 dhe 30 vjeç.

Mësohet se të dy bashkë kanë qenë duke punuar për të montuar një pompë uji, por i ka zënë korenti dhe kanë humbur jetën. Në vend ka shkuar policia, e cila po heton për ngjarjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›