Tahiri flet per tregtine e armeve

Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri deklaroi se përfshirja në
tregtinë e armëve të të afërmve të zyrtarëve ka mbrojtje politike.
Duke folur nga selia rozë, deputeti Tahiri u shpreh se është kërkuar kontrolli i tregtisë së armëve në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa i bëri thirrje ministrit Arben Imami që të konsiderojë ministrinë si tregti.
"Të mos fshihen dhe manipulohen dokumentat në Ministrinë e Mbrojtjes", tha Tahiri.
Dorëhiqet kreu i SHIU-t Ylli Zyla
Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla dha dorëheqjen të enjten në mbrëmje pas akuzave në media se bashkëshortja e tij ishte ortake në tregëtinë e armëve në Shqipëri.
Në tekstin e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Berisha dhe ministrit Imami ai i quan këto sulme të pamoralshme, ndërsa në media është pasqyruar se bashkëshortja e zotit Syla ka konflikt interesi pasi është bashkëaksionere në dy kompani të licensuara në Ministrinë e Mbrojtjes për të eksportuar armatime.
Në motivacionin shoqëruar këtë dorëheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet: “Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime, për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar të NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjik të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni t’ju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak”.