E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika: Besa, pretedente per titull

Sic qe paralajmeruar, miqesorja "serioze" e se shtunes me Partizanin, e barazuar 0-0 ne stadiumin "Besa", ishte nje prove me afer se vertetes per te kuptuar se cfare efektesh jepte periudha pesejavore stervitore e skuadres verdhezi, qe Hasan Lika drejton nga 12 korriku 2006. Trajneri tiranas, me pervojen e tij te madhe ne drejtimin e disa skuadrave si, Partizani, Teuta, Lushnja e Kombetarja U 21, perpos optimizmit, ka ndermend te "vjele" nga grupi qe ka, frytet e kesaj faze pergatitore, per t'u shperblyer si duhet ne rrugen e gjate te kampionatit te ri. Ja si i vlereson Lika etapat e pershkuara deri tani, duke folur posacerisht per "Sport Ekspres".

Lika, pas pese javesh stervitore, cila eshte gjendja qe gezon skuadra?

Periudhen me te rendesishme te stervitjeve me ngarkesa te medha, une jam i kenaqur qe e filluam mbare dhe e vazhduam, si ne Kavaje, ashtu dhe ne Pogradec ne kushte mjaft te mira. Skuadra, krahas stervitjes, u testua edhe per elementet konkrete. Ne bashkepumim te ngushte me presidentin Bizhdili dhe pjesetaret e tjere te stafit, mund te pohoj se i kemi aktualisht lojtaret e duhur, nga puna e angazhimi i te cileve pres qe ne kampionatin e ri te "vjelim" rezultate pozitive. Per kete jam optimist, sepse Besa e ka "brumin".

Edhe sulmi qe ishte konsideruar problematik?

Po. Edhe per kete repart kemi tashme kontigjentin e duhur. Mbetet te shohim me kujdes menyren dhe aftesite e te shprehurit per secilin prej futbollisteve te ketij reparti. Megjithate, kur ke 5 6 lojtare, kjo eshte ne dobi te tyre dhe te skuadres per te qene sa me efikas ne verprimet tona meymese.

Tre ndeshje miqesore, nje fitore e dy barazime...

Duke pare pertej rezulateve, me ka interesuar me shume harmonizimi i veprimeve. Kemi nje grup ku nmderthuren menyra e pervoja te ndryshme loje. Dy ndeshjet e para, me Beselidhjen e Pogradecin i kemi luajtur ne kushtet e ngarkeses, kurse me Partizanin kishim si synim qe "i forti shihet me te fortin". Mund te permend nje fakt te rendesishem: krahas atyre futbollisteve qe Besa i trashegon nga kampionati i kaluar, kane ardhur dhe te tjere pjesa me e madhe e te cileve e kaluar testin, ndersa deri para kampionatit mund te behet mbase ndonje "qethje" e lehte.

Ne cilin pozicionim e sheh Lika skuadren e tij?

Si cdo trainer qe synon progres ne punen me skuadren qe drejton, edhe une udhehiqem nga i njejti motiv. Sigurisht, do te kembengulim jo thjesht per te qene ne grupin e pretendenteve, por per te synmuar realisht trofe. Besen tani, jo vetem une si trajner, por kusdoh qe e sheh, e konsideron nje skuader te pjekur. Ka treguar edhe ne kampionatin e kaluar se mund te matet si e barabarte para kujtdo kundershtari. Kete do ta bejme edhe ne kete sezon, madje me mire.

Intervistoi: FATMIR EFICA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›