E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indrit Fortuzi pret pergjigje nga Tirana

Per here te fundit, Indrit Fortuzi eshte pare ne Tirane me 27 korrik, diten e ndeshjes se kthimit FK Tirana NK Varteks (2 0). Pak caste para se te niste takimi ai eshte shfaqur ne tribunen VIP te "Selman Stermasit", ku eshte takuar me disa nga donatoret e Tiranes, si edhe me presidentin e klubit, Bamir Topi. Ne fund, entuziast per fitoren dhe kualifikimin ,ka pergezuar te gjithe shoket e skuadres. Dhe vetem kaq. Pas disa ditesh ka udhetuar serish drejt Selanikut. Zgjidhja e disa problemeve ende te hapura me klubin helen, Iraklis, e ka detyruar te ndermarre serish rrugen drejt fqinjit jugor. Qe nga ai moment kane kaluar jo pak dite, teksa ende nuk eshte bere i gjalle. Por, mesohet se "Zogu" po behet gati te ndermarre nga Selaniku "fluturimin" e tij te fundit. Ai i ka bere nje kerkese Tiranes, por nuk ka marre pergjigje. "Jam ne pritje", ka thene mbreme permes telefonit sulmuesi, qe asesi per te bere "pazar" ka shtuar: "Kam kontaktuar edhe me Vllaznine e Partizanin. Shkodranet, mesa jam informuar, po bejne nje ekip te mire, po keshtu edhe te kuqte. Sidoqofte, prioritet per mua ka Tirana. Nuk e fhshe: do te doja nje kontrate dyvjecare per ta mbyllur karrieren ne "shtepine" time. Megjithate, nese nuk me vjen nje pergjigje nga Tirana, jam i hapur per ofertat e tjera".
"Per ne, kane deklaruar prej kohesh donatoret e klubit bardheblu, Fortuzi eshte i mirepritur ne cdo kohe". Dhe me katershen e donatoreve, ne parim "Zogu" prej kohesh ka mbyllur gjithcka. "Per Fortuzin dhe futbolliste te tjere te Tiranes, kane thene me kohe sekretari i klubit bardheblu Shkelqim Muca, qe duan te kthehen ne skuader dyert jane te hapura gjithnje". Me sa duket, parate jane ato qe "ndajne davane".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›