E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani: Krenar për ambasadorët shqiptarë në portat ajrore të botës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë sot në rrjetet sociale shembullin e një të riu, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Albert Sulejmanit, i cili prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit.

“Ky është Albert Sulejmani, bashkëkombasi ynë lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut, babai i një vajze të vogël, i cili flet 7 gjuhë të huaja e që prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit”, u shpreh Hasani, në një postim në rrjetet sociale.

E takoj sa herë ndaloj tranzit në këtë aeroport, shkruan ministri Hasani, duke shtuar se gjatë udhëtimeve të punës me shqipen e tij të pastër, me mirësjelljen dhe kulturën e komunikimit, të bën të ndjehesh krenar për të gjithë ata djem e vajza kudo ku punojnë.

“Duke u bërë ambasadorët shqiptarë në të gjitha portat ajrore të botës”, shkruan Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›