E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë dhe dinjitetit

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm sot në konferencën inaugurale “HR30, Empower Talk: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të Drejtave”, së bashku me Universitetin e Essex.

Në këtë konferencë, ministri Hasani mbajti fjalën hapëse, duke u shprehur se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë, dinjitetit dhe respektit për të gjithë, që sipas ministrit janë “vlera thelbësore që i mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin tonë drejt BE-së”.

“Të rrënjosur në historinë dhe traditat tona, qëndrojmë të palëkundur në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ministri Hasani.

“Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi janë sfida globale dhe angazhimi i Shqipërisë për të luftuar urrejtjen është po aq ndërkombëtar”, u shpreh Hasani.

“Përpjekjet tona shtrihen në bashkëpunimin me organet ndërkombëtare, duke përputhur standardet e BE-së për antidiskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe të drejtat e pakicave si pjesë e procesit tonë të integrimit evropian. Shqipëria ka negociuar bazat me BE-në që nga tetori i vitit të kaluar”, vuri në dukje ai.

Gjatë fjalës së tij kryediplomati Hasani u shpreh se, lufta kundër urrejtjes nuk mund të fitohet vetëm nga një vend apo komunitet pasi diskriminimi nuk njeh kufij “Veprimet tona duhet të bazohen në një qasje globale, të unifikuar, forcimin e kornizave shumëpalëshe, ndarjen e njohurive dhe ndërtimin e koalicioneve të palëve të interesuara. Ne kemi nevojë për një përgjigje më efektive ndaj këtyre sfidave”.

Në konferencën e organizuar nga Ministria për Evropn dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me universitetin “Essex” u theksua nevoja e ndërtimit të një bote ku urrejtja dhe diskriminimi nuk tolerohen më, dhe ku duhet të fillojë me një vendim – fillimisht në nivel individësh, pastaj midis vendeve dhe në fund në krijimit të një bote ku çdo qenie njerëzore mund të jetojë në paqe, dinjitet dhe respekt të ndërsjellë, pa paragjykime dhe ndarje. /j.p/

Gjatë punimeve të konferencës, “HR30, Empoëer Talk: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të ... 1 nga 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›