E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hasani-Sybiha: Shqipëria, angazhim të palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.

“E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës, Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›