Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Peleshi: Të çojmë përpara reformat integruese

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot nën drejtimin e kryetarit Niko Peleshi.
Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbledhja, ndërsa foli edhe mbi fokusin e diskutimeve.
“Të vendosur për të çuar përpara me ritëm reformat dhe proceset integruese të Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.
Sipas tij, “mirëqenia e qytetarëve dhe arritja e standardeve europiane janë synim e objektiv i palëvizshëm”.
1 nga 10/m.m/a.f/